Detaje të reja janë mësuar nga hetimet për djegien e makinës së kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.
Faxëeb.al mëson se në vendin e ngjarjes janë vërejtur dy motora që qarkullonin në mënyrë të dyshimtë. Njëri prej motorëve është larguar pak përpara se makina të merrte flakë, ndërsa mjeti tjetër ka qendruar edhe pak çaste më shumë.
Ndërkohë që një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke i hedhur makinës Range Rover, në pronësi të bashkisë së Vlorës lëndë djegëse.
Kujtojmë se makina tip ‘Range Rover’ që përdorej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shkrumbua nga flakët në lagjen ‘Lef Sallata’, poshtë pallatit ku banonte shoferi i tij.
Si pasojë e flakëve të zjarrit u dogje dhe një automjet tjetër që ka qenë afër tip ‘Ford’ në pronësi të B.A.
Vetë Leli në një prononcim për mediat tha se nuk i intersonte aspak situata me djegien e makinës, pasi po kalonte një periudhë të vështirë në familjen e tij, për shkak të një sëmundje të rëndë që po kalonte i vëllai.
I dogjën makinën, reagon kryebashkiaku Leli: Nuk më intereson…
(E.K/Faxweb.al)