Administratori i caktuar nga shteti për ndjekjen e procedurave për konfiskimin e Ora News Tv dhe Channel One, Farudin Arapai së bashku me 2 përfaqësues të tjerë kanë mbërritur sot në ambientet e Ora News TV për të vijuar me procedurat e konfiskimit pas vendimit të djeshëm të marrë nga Gjykata Speciale e shkallës së parë.
Në komunikimin me stafin, Farudin Arapi u ka dhënë garancinë gazetarëve se puna e tyre nuk do të cënohet dhe se në vijim do të kryhen vetëm disa procedura dhe do të bëhet inventarizim i aseteve.
Arapi gjithashtu ka siguruar gazetarët se kontrata e tyre e punës do të zbatohet me përpikmëri.
Por ai është ëprballur me drejtorin e Ora News Brahim Shima i cili ka deklaruar se në këtë vendim dhe nisjen e këtyre procedurave sakrifica e gazetarëve është rrëzuar sidomos dhe me një precedent që ndodh për herë të parë në historinë e medias shqiptare.
“Çfarë garancish do të kenë gazetarët dhe si mund të punojnë nën presion e shtetit? Si mund të punojnë nën këtë trysni? Gazetarët janë shantazhuar në 2 vjet, shantazhi ka ardhur dhe me këtë vendim që jemi sot. Unë kam percpetimin tim, dhe pse nuk dua të komentoj mbi vendimin e gjykatave.
Ju flisni vetëm për garancinë e sigurimit të kontratës, por gazetari duhet të ketë lirinë dhe frymën për të menduar dhe folur. Në 2 vjet që jam këtu është dashur një punë kolosale e stafit për të siguruar reklamat, në këto momente kompanitë janë të trembura dhe nën presion për të mos sjellë reklama. Ndërkohë dhe linja editoriale dhe pse thoni ju do jetë e paprekshme, do të ndikojë dosido tek ne.”, u shpreh Shima.
GjKKO pranoi kërkesën e prokurorisë, për të bërë konfiskimin e 24 pasurive të Ylli Ndroqit, mes tyre RTV Ora dhe 30% të Tv Channel One.
Avokatët mbrojtës të Ndroqit thanë se ky vendim është një sulm politik për median dhe lirinë e saj, ndaj paralajmëruan se do të vijojnë betejën ligjore.
Discussion about this post