Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar veprim anti-ligjor konfiskimin e televizioni RTV Ora. Ai tha se vendimi i gjykatës është bërë me urdhër politik, dhe sipas Berishës shqiptarët rrezikojnë të paguajnë një gjobë tjetër, siç ndodhi me mbylljen e televizionit Agon Channel.
“unë u them shqiptarëve nga të dhëna që kam deri tani, kjo që ndodh në atë televizion është në kundërshtim flagrant me ligjin. Ajo që është më shqetësuese për mua, është fakti se kemi të bëjmë me një media, sepse kemi të bëjmë me një proces, si me Agon Channel. Beketi fitoi mirë e bukur një qokë nga taksapaguesit shqiptarë, se Edi Rama nuk paguan asgjë. Të paguajmë edhe nja 100 mln euro të tjera.Unë kam të dhëna të sigurta se ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe gjykata ka vepruar me urdhër politik. Gjobën që do marrë Shqipëria ta paguajnë ata”, tha ai.
Discussion about this post