08:06 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj

16:16 | 12/03/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj

Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë vendosi sot konfiskimin e pasurive të Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj, të akuzuar për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Në mars 2024, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi me 2.6 vite burg ish-shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi së cilës iu gjendën pasuri të pajustifikuara pas denoncimit që ajo kreu për vjedhje nga pastruesja e saj. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Klosi u dënua me 20 muaj burg.

Në pasuritë e konfiskuara përfshihet një apartament, garazh dhe një shumë prej rreth 500 mijë euro.

Sipas prokurorisë së Tiranës “nga procedimi pasuror, rezultoi se e pandehura/subjekti i hetimit pasuror A.K. e cila është përfshirë si subjekt deklarimi në ILDKPKI që në vitin 2016, nuk ka deklaruar në këtë institucion pasurinë që nuk e justifikon atë me burime të ligjshme të të ardhurave”.

“Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar A.K”, njofton prokuroria.

Në bazë të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë tetëmijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikan, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetëedymijë e nëntëqindepesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në 10.01.2023;

Apartament me siperfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.;

Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme, pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.

Pas

Apeli i GJKKO shtyn sërish seancën për Veliajn, vendimi shpallet nesër në orën 10.00

Para

Proda: Policimi në komunitet, efekte në rritjen e parametrave të sigurisë

Para
Proda: Policimi në komunitet, efekte në rritjen e parametrave të sigurisë

Proda: Policimi në komunitet, efekte në rritjen e parametrave të sigurisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Shpërthim me tritol në një servis makinash në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.