09:48 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Konflikt pronësie, mjeku në Shkodër ekzekutohet me dy plumba në sy të djalit 16-vjeçar

07:22 | 01/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrau në mesnatë mjekun për pronat, si mundi 26-vjeçari t’i shpëtojë RENEA-s

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës, ku shtetasi Ilir Aliaj 40 vjeç, me profesion mjek, është ekzekutuar me dy plumba, në sy të djalit 16-vjeçar.

Burime të policisë kanë bërë me dije emrin e autorit të dyshuar, Dritan Ymeri 26 vjeç dhe pistën e mundshme që është ajo e konfliktit të pronësisë. Mësohet se autori dhe viktima jetonin në një pallat, ku secili prej tyre kishte nga tri hyrje dhe raportohet se një konflikt mes tyre për pronësinë e banesave ka nisur fillimisht me zënka dhe fyerje, për të degraduar në ngjarjen e rëndë.

Gjatë momentit të vrasjes ka qenë i pranishëm edhe djali 16-vjeçar i viktimës, i cili ka parë të gjithë skenën. Fillimisht forcat e policisë janë përpjekur të negocionin gjatë mbrëmjes me autorin që mundi të largohet nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave speciale RENEA, autori i dyshuar ka mundur të arratiset.

Njoftimi i policisë:
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:
Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.
Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Etiketa: Shkodervrasje
Pas

MOTI 01/07/2017

Para

Luhatje vlerash, mësoni sa do të jenë temperaturat në fundjavë dhe javën e ardhshme

Para
Fundmuaji me temperatura mbi 40 gradë, mësoni kur do ketë “freskime”

Luhatje vlerash, mësoni sa do të jenë temperaturat në fundjavë dhe javën e ardhshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.