Një sherr masiv për motive pronësia ka çuar në arrestimin e 4 personave në Ksamil të Sarandës.
Sipas policisë në pranga kanë rënë: F. Pollo, 38 vjeç, D. Pollo, 40 vjeç, K. Ziflaj, 33 vjeç si dhe A. Ziflaj, 28 vjeç, të katërt me banim në Ksamil.
Të njëjtat burime theksojnë se sot shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin (të ndarë në dy palë) janë konfliktuar për motive pronësie në Ksamil dhe pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Sarandës kanë filluar të konfliktohen fizikisht duke u kanosur para ambienteve të policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”. (J.V/Shuplaka)