Gjatë 12 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Dibrës 3 persona.
Dy persona L.Gj, 31 vjeç, dhe O.Sh, 37 vjeç janë arrestuar pasi janë konfliktuar për motive të dobta dhe kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin me iniciale M.S, 35 vjeç banues në Dibër. 35 vjeçari ndodhet në spitalin Rajonal te Dibrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ka arrestuar po ashtu në flagrancë një 33 vjeçar banues në Dibër i cili ka goditur dhe dëmtuar në fytyrë shtetasin A.M, 52 vjeç pas një konflikti për çështje pronësie. I plagosuri është dërguar për ndihmë të specializuar drej Tiranës dhe ndodhet jashte rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
L.Gj, 31 vjeç,
O.Sh, 37 vjeç, të dy banues në Dibër
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin M.(S).D, 35 vjeç, banues në Dibër, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet për shtetasit e lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
A.M, 33 vjeç, banues në Dibër
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka goditur dhe dëmtuar në pjesën e fytyrës shtetasin A.M, 52 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
____