21:30 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Konflikti civil shumë larg krizës së sotme”, Rama: Opozita e vendosur t’i shkojë rrugës qorre deri në fund sepse ka frikë nga zgjedhjet

21:43 | 30/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Konflikti civil shumë larg krizës së sotme”, Rama: Opozita e vendosur t’i shkojë rrugës qorre deri në fund sepse ka frikë nga zgjedhjet

Ndonëse krizën aktuale politike e konsideroi diçka të përsëritur, kryeministri Edi Rama veçoi në emisionin ‘Open’ në Top Channel, një element të ri nga kriza e vitit 2017-të, kur opozita ngriti çadrën në bulevardin kryesor të Tiranës, me të njëjtat kërkesa.

Sipas Ramës, ndryshimi në 2019-ën është se opozita ka një vendosmëri për të shkuar deri në fund rrugës ‘qorre’. Ai theksoi se kjo sjellje do të sjellë vetëvrasjen politike të PD dhe LSI.

“Nuk është e re kjo situatë është e përsëritur, e kemi parë të gjithë 2 vite më parë. ka ndryshuar forma, nuk është më një çadër që i mbledh njerëzit nën strehën e saj, por është një parti që ka braktisur Parlamentin pa kthim, ka veshur jelekët e verdhë të një lëvizjeje që është karakteristike e grupeve që krijohen për t’u bërë vizibël, por asnjëherë e partive politike, dhe kërcënon se nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk bëhet siç duam ne.

Ndryshimi është në faktin se jemi në kushtet kur ka një vendsomëri për t’i shkuar deri në fund një rruge qorre që në këndvështrimin tim është vetëvrasje politike dhe nga ana tjetër thirrjeve për dialog dhe për të diskutuar pa kushte i vjen e njëjta përgjigje e përsëritur pa pushim dhe destinuar që të mbetet një kllapë brenda së cilës ky grupim politik partish është i destinuar të tretët”, tha Rama.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari nëse sheh ndonjë përgjegjësi të mazhorancës për këtë krizë, Rama u përgjigj: “Unë kam konstatuar dy përgjegjësi të mëdha, njëra është që ne kemi fituar zgjedhjet në mënyrë dërrmuese me opozitën që tani ka dalë në rrugë dhe kjo e bën opozitën që t’i friksohet zgjedhjeve dhe përgjegjësia tjetër është që ne kemi çelur një rrugë pa kthim të reformimit të sistemit të drejtësisë, të cilën këto forca që janë tani rrugës, nuk e kanë dashur.

Frika nga zgjedhjet, paniku nga reforma në drejtësi janë shtysat që kanë përcaktuar këtë rrugë qorre ku ka hyrë opozita.”
Pyetjes nëse ka ndonjë ofertë për opozitën për të zgjidhur krizën, Rama iu përgjigj: “Unë kam një ofertë të qartë: 30 qershorin për të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe të votojnë për kandidatët në garë.”

Kryeministri refuzoi të pranonte edhe krahasimet me konfliktin e vitit 1997-të pasi, sipas tij, “konflikti civil është një fjalë e madhe”.

Që të ketë konflikt civil duhet të ketë një popull në konflikt, këtu nuk ka një popull në konflikt… ‘97 ishte populli me një Qeveri që ishte katandisur në një regjim që shkatërroi financiarisht shqiptarët”,– është shprehur Rama.

Pas

Ndryshim planesh! Veliaj rrëzon variantin e Gjiknurit për “Sheshin Shqiponja”, tjetër projekt (FOTO)

Para

Kriza politike/ Adi Krasta: Po të isha kryeministër do kisha ruajtur shëndetin e popullit tim, do isha dorëhequr

Para
“Krizë e mirëfilltë qeverisëse”, Adi Krasta flet për dorëheqjen e Xhafës

Kriza politike/ Adi Krasta: Po të isha kryeministër do kisha ruajtur shëndetin e popullit tim, do isha dorëhequr

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.