11:43 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konflikti i armatosur në Laç, ndërron jetë te Trauma 24-vjeçari Geri Bitri

08:39 | 04/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qëllohet me automatik drejt një mjeti, 4 të plagosur! Mes tyre edhe një grua që shet qirinj pranë Gjykatës

Një nga të plagosurit e ngjarjes së djeshme në Laç ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Geri Bitri, i cili që nga dita e djeshme ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Të plagosurit e tjerë janë:

Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe – Jashtë rrezikut për jetën. Po qëndron nën vëzhgim mjekësor për ndjekje të mëtejshme.
Amarildo Ndoj, 26 vjeç – Në gjendje të rëndë shëndetësore. Po trajtohet në repartin e terapisë intensive.
Liridon Ismaili, 26 vjeç – Në gjendje të stabilizuar, por ndodhet nën monitorim intensiv.
Daniel Gjeloshi, 26 vjeç – Po ashtu në gjendje të stabilizuar dhe nën mbikëqyrje mjekësore të vazhdueshme.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë vënë në pranga dy të rinj të cilët përdorën armë gjatë konfliktit.

Ngjarja:
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë nga grupi hetimor është zbardhur edhe dinamika e plotë e krimit. Përplasja ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh të cilët dyshohet se kanë pasur një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta i cili ka agravuar ditën e djeshmenë përdorimin e armëve të zjarrit.

Në total në konflikt janë përfshirë 5 veta, kanë qenë një grup tre veta dhe një grup dy veta që janë përplasur. Të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makinë, tre në një makinë dhe dy në një makinë dhe kanë ndaluar, më pas kanë zbritur nga makinat dhe ka ndodhur konflikti mes tyre.

Ka pasur shkëmbim zjarri nga të dyja grupet. Nga 5 personat e përfshirë në konflikt, katër që kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar te spitali i Traumës, ndërsa një i ri tjetër i identifikuar nga policia është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim, dyshohet që edhe ky person ka mbetur i plagosur dhe ka qenë i armatosur. Një nga katër të rinjtë i cili ndodhet në spitalin e Traumës ka qenë bashkë më të riun tjetër që është në kërkim dhe e kanë pasur përplasjen me tre të rinjtë e tjerë të plagosur që janë në spitalin e Traumës.

Arma tip pistoletë e gjetur nga policia pak metra larg vendit të ngjarjes ende nuk është përcaktuar se kujt i përket nga të rinjve, pasi dyshohet që janë përdorur disa armë dyshohet edhe kallashnikov. Ndërsa nga të shtënat me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe një 58-vjeçare e cila ishte në trotuar pranë vendit të ngjarjes e ulur në karrige duke shitur qirinj për besimtarët që shkojnë në kishën e Laçit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes të rinjve një nga plumbat ka prekur në këmbë shitësen e qirinjve./BW

Pas

E rëndë në Lezhë/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar

Para

Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori shqiptar Eduart Çala

Para
Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori shqiptar Eduart Çala

Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori shqiptar Eduart Çala

 



Të Fundit

Granatë, kapsolla e fishekë/ Divjakë, vihet në pranga 70-vjeçari

Mbyllja e TikTok/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim në seancë publike, por rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Seanca në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, prokurorja e SPAK: Dritan Rexhepi dyshohet i përfshirë në trafikun e drogës

Berisha me delegacionin e PD takon eurodeputetin Kols: Rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

Autori qëlloi adoleshentin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë, detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit

Fabrika e veshjeve me marka luksoze të falsifikuara! Arrestohet edhe djali i ish-kandidatit për deputet të PD-së

Veshje me logo false/ Vihet në pranga shtetasi turk dhe i biri i Luan Hakës

Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

Lezhë/ Po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë, arrestohet 33-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.