07:37 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Konflikti Llalla-Donald Lu, Mark Marku: Ndërhyn për të ruajtur standartet por i shkel dhe vetë ato!

16:26 | 02/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konflikti Llalla-Donald Lu, Mark Marku: Ndërhyn për të ruajtur standartet por i shkel dhe vetë ato!

Akademiku dhe pedagogu i njohur Mark Marku, jep mendimin e tij lidhur me ngjarjen e fundit të konfliktit midis ambasadorit amerikan Donald Lu dhe prokurorit Llalla.

“Unë mendoj që është një konflikt i brendshëm që kalon në stacionet ndërkombëtare. Mendoj se pakënaqësia është e dyanshme. Sepse faktori ndërkombëtar ndërhyn për të ruajtur standartet por shpesh i shkel edhe vetë disa standarte.

Normalisht që një kryetar i institucioneve shqiptare mund të reagojë për atë që ndërhyn për zbatimin e atyre rregullave. Edhe ambasadorët i kanë ca kufinj sepse nuk i votojnë shqiptarët. Shpeshherë aktorët shqiptarë e kanë kërkuar që ambasadorët ta shkelin këtë etikë, sepse ne shqiptarët, aktorët politikë, nuk i zgjidhin vetë problemet që kanë mes tyre. Duhet ndërtuar ndryshe marrëdhënia me institucionet ndërkombëtare, por edhe do duhej që edhe ata të kufizoheshin pak, sepse shpeshherë ndërhyjnë në mënyrë shumë brutale.

Nga ana tjetër i ndërhyn prokurorit të përgjithshëm duke hedhur në erë gjithë institucionin.

Jam kundër sulmeve dhe fushatave që bëhen ndaj ambasadorëve për ndërhyrjet e tyre që bien në konflikt me interesat e politikanëve tanë.

Sulmi, akuzat ndaj Sorosit nuk kanë vend. Ambasadori i SHBA-së nuk përfaqëson Sorosin që është një biznesmen por përfaqëson SHBA-në.

Qëndrimi i Nishanit është një qëndrim insitucional dhe merr përsipër edhe kushtetushmërinë. Mendoj që është normale, sepse është presidenti është institucioni kryesor dhe më duket si sjellje normale. Është e vërtetë që kryeprokurori bën akuza por nuk duhet të jenë politike por duhet të vërtetohen në mënyrë të vecantë.

Revokimi i vizës ndaj prokurorit të përgjithshëm…Kam përshtypjen që qëllimi i Reformës në Drejtësi është deformuar nga të gjitha palët, përfshi edhe faktorin ndërkombëtar. Pse? Sepse janë shkelur disa rregulla. Përshembull gjykatësit që kanë kryer krime, mjaft që të mos paraqiten në Vetting edhe nuk do të dënohet, hetohen për 10 vjet. Edhe kjo përbën një shkelje. Ata shfrytëzojnë frytet  publike.

Mendoj që efektet nuk do jenë vetëm pozitive, po krijohet një sistem kur qytetarët nuk janë të barabartë përpara ligjit. Vetë reforma në drejtësi ka disa deformime që e bëjnë të pabesueshme atë. Një pjesë e rezistencës vjen nga ata faktorë institucionalë, por rezistencën më të madhe e bëjnë instancat e deformuara.

Edhe ambasadorja BE-së dhe ambasadori i SHBA-së mund të përdoret nga Rama për të gotitur kundërshtarët politikë. Dihet që kjo goditje që jepet, goditja e LU-së ndaj prokurorit i shkon për shtat Ramës, që ta heqë prokurorin para se ta përfundojë mandatin. Ambasadorët janë bërë palë me Ramën për reformën, ndërkohë që duhet të ishin palë të pavarura.

Kjo të krijon një shqetësim pasi ne si garant kemi përdorur faktorin ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi, ndërkohë që ky i fundit përfshihet në problemet tona të brendshme.

Angazhimi jo i menduar mirë i faktorit ndërkombëtar ka krijuar këtë përshtypje.”, tha Marku. (D.D/Shuplaka)

marku

Etiketa: donald lullallamark marku
Pas

Si e mbrojti garda ministrin Tahiri në kuvend (FOTO)

Para

Marku Marku: PD duhet të fokusojë aksionin politik te zgjedhjet. Nuk duhet të hyjë në to pa patur një garanci

Para
Konflikti Llalla-Donald Lu, Mark Marku: Ndërhyn për të ruajtur standartet por i shkel dhe vetë ato!

Marku Marku: PD duhet të fokusojë aksionin politik te zgjedhjet. Nuk duhet të hyjë në to pa patur një garanci

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.