Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në në Kamëz më datë 25.10.2018, ku shtetasi Elis Ademi, duke drejtuar mjetin tip “Ford” përplasi qëllimisht mjetin tip “Volksvagen” i cili drejtohej nga shtetasi I. Xh., dhe më pas u konfliktua fizikisht me të duke përdorur dhe armë zjarri.
Policia ka arrestuar shtetasin Elis Ademi, 32 vjeç, banues në Tiranë si dhe ka identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin dhe porositësin e kësaj ngjarjeje.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma e zjarrit.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Elis Ademi është paguar nga shtetasi S. C., për të dhunuar fizikisht shtetasin I. Xh.
Shtetasi Elis Ademi për kryerjen e kësaj porosie ditën e ngjarjes kishte marrë dhe shtetasin F. M., duke i premtuar një shumë monetare.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:
– S. C., porositës i dhunimit fizik të I. Xh.
– F. M., bashkëpunëtor i shtetasit Elis Ademi.
Në vijim të veprimeve hetimore policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të cilën shtetasi Elis Ademi pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. A., për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 76 e 22, 25, 278/2, 150 dhe 274 të Kodit Penal.