Ashtu siç pritej sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka mbajtur një fjalim lidhur me konfliktin mes Izraelitëve dhe Palestinezëve.
Ai ka shpjeguar vizionin për konfliktin mes tyre. Sipas Kerry-it mënyra e vetme për të siguruar paqen janë bisedimet intensive.
”Nuk mund të ketë paqe pa zbatuar rekomandimet për bisedime.
Izraelitët duhet të jenë të përgatitur për vendimet e marra.”- shprehet Kerry. (M.D/SHUPLAKA)