Një konflikt midis 2 të rinjve në qytetin e Lushnjes ka degjeneruar në përplasje me armë zjarri nga ku paraprakisht nuk raportohet për të plagosur.
Dyshohet se sherri ka ndodhur rreth orës 22:15 të mbrëmjes së sotme, ndërkohë që të shtënat me armë janë regjistruar në zonën e shëtitores së qytetit, në një orar kur ajo ka qenë e mbushur me qytetarë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj duke ngritur dhe postblloqe për kapjen e personave të konfliktuar.
Nga të dhënat e para ende të pakonfirmuara, dyshohet se përplasja mes të rinjve ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post