Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë një deklarate ditën e stome tha se do të vizitojë Libanin, ndërsa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani po përgatitet të shkojë në Palestinë dhe Izrael javën e ardhshme.
Gjithashtu Meloni tha se veprimet e Izraelit nuk ishin të pranueshme dhe se ajo ia kishte shprehur këtë qëndrim homologut të saj izraelit, Benjamin Netanyahu, në një telefonatë. Meloni është konsideruar si një nga aleatët më të fortë të Izraelit në Evropë, së bashku me Gjermaninë, megjithëse ajo ka bërë vazhdimisht thirrje që Izraeli të respektojë ligjin humanitar.
“Unë besoj se Bashkimi Evropian duhet dhe mund të luajë një rol dhe se ne tashmë duhet të fillojmë të mendojmë, në mënyrë konkrete, se çfarë duhet të ndodhë në Gaza, një ditë pas armëpushimit, si të shoqërojmë, në thelb, tranzicionin drejt zgjedhjes dy. popuj dhe dy shtete. Dhe me prezencën tonë fizike, ne bëjmë gjithçka është e mundur,” tha Meloni.