Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po përforcojnë trupat në lartësitë e Golanit, pas avancimit drejt jugut të rebelëve kundër qeverisë në Siri. Këtë e raporton gazeta Haaretz, e cila ston se Izraeli po përgatitet për mundësinë e një sulmi të papritur nga kufiri sirian, në dritën e zhvillimeve në vend.
Ndërkohë, rebelët e udhëhequr nga xhihadistët vazhdojnë të përparojnë drejt Damaskut kryeqytetit të Sirisë. Pas marrjes nën kontroll të Hamës, kryengritësit pushtuan lagjen Rasten, tani ata janë 5 kilometra larg Homsit. Homsi është një portë e rëndësishme strategjike për të arritur në kryeqytet.
Lajmi është bërë i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër.
“Gjatë orëve të fundit, rebelët e udhëhequr nga ekstremistët islamikë të Hayat Tahrir al Sham (Hts) hynë në qytetet Rastan dhe Talbisseh- të vendosura në provincën e Homsit, në mungesë totale të forcave të regjimit.
Aeroplanët luftarakë kryen disa bastisje duke synuar urën Al-Rastan në autostradë në një përpjekje për të prerë rrugën midis Hamës dhe Homsit”, thuhet në njoftimin e dhënë.
Konflikti në Siri ka përfshirë forcat rebele që kundërshtojnë pushtetin e Bashar al Assad. Ata morën më forcën e armëve Aleppon qytetin më të madh në vend dhe pushtuan pallatin presidencial të Assad të dielën e 1 dhjetorit.
Discussion about this post