13:00 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Konflikti në Sudan, OKB: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

21:53 | 09/05/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konflikti në Sudan, OKB: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

Numri i personave të zhvendosur brenda Sudanit, si pasojë e luftimeve mes fraksioneve ushtarake rivale, ka shkuar në gati 700.000, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Rritja e numrit të të zhvendosurve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzim të dhunës, pavarësisht bisedimeve për armëpushim, që janë duke u mbajtur në Arabinë Saudite.

Sulmet ajrore dhe betejat tokësore, janë duke vazhduar në kryeqytetin e Sudanit, Kartum.

Të gjitha lagjet pothuajse janë zbrazur në kryeqytet, pasi banorët kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Kartumi e ka pasur një popullsi prej 5.4 milionë banorëve, mirëpo qyteti është dëmtuar rëndë, prej luftimeve që kanë nisur më 15 prill, mes ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Më shumë se 600 persona besohet se janë vrarë dhe mbi 5.000 janë plagosur.

Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 100.000 persona kanë ikur në vendet fqinje, dhe numri mund të shkojë në mbi 800.000, nëse nuk ndalen luftimet.

Komandanti i ushtrisë së Sudanit, gjenerali, Abdel Fattah al-Burhan – presidenti de facto i Sudanit – është në luftë për pushtet me liderin e RSF-së, gjeneralin, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti.

Deri më tani, gjenerali Burhan dhe Hemedti, i cili e ka udhëhequr një milici arabe në konfliktin në Darfur, kanë treguar pak gatishmëri për të arritur marrëveshje për paqe. REL

Pas

Donald Trump shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj shkrimtares

Para

Kristi rrëfehet pas mbarimit të “BBVA”: Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale ndaj meje

Para
Kristi rrëfehet pas mbarimit të “BBVA”: Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale ndaj meje

Kristi rrëfehet pas mbarimit të “BBVA”: Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale ndaj meje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë, procedohen 2 shtetas për zënien e hapësirave publike në plazh

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

Tiranë/U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas

Situata përshkallëzohet në jug të Sirisë, përleshje dhe sulme ajrore izraelite në Damask

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

Senatori amerikan Marco Rubio: Diplomatët të përmbahen nga komentet për drejtësinë ndërkombëtare

“Zinxhiri ka dështuar”, Rama kritikon institucionet për ndërtimet pa leje në Theth

Zelensky vazhdon riorganizimin: Emëron ish-ministrin e Mbrojtjes sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.