I ftuari i radhës në intervistën në Fax News, ishte avokati i mirënjohur, Ermal Hamataj.
Hamataj foli për ngjarjen më të bujshme të dy ditëve të fundit, videoskandalit të Princ Lekës me Elia Zaharinë dhe babaitn e saj.
Sipas Hamatajt. kjo nuk mund të quhet një videoskandal, por thjesht dhunë në familje. Ajo çka bëri më shumë përshtypje, është zbulimi i asaj videos nga ana e komisariatit.
“Se çfarë ka ndodhur, këtë nuk e dimë. Në video duket sikur kemi një kundërreagim. Se kush ka qenë i dëmtuari në këtë rast, kjo ngelet në dorë të prokurorisë. Ajo çka na bën më shumë përshtypje, është thjeshtësia e daljes së videos. Kur informacionet dalin nga komisariati, kemi të bëjmë me shkelje ligjore. Kallëzimin nuk mund ta marrë as vetë personi që e depoziton. Besoj se nga ana e organeve kompetente do të kemi një dënim”, tha Hamataj.
I pyetur nga Albi Rakip nëse ky rast do ta lehtësojë apo përshpejtojë procesin e divorcit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, Hamataj u përgjigj:
“Kjo situatë nuk ndikon as për mirë e as për keq. Gjykatat në Shqipëri ndodhen në një gjendje të mjerueshme. Ka raste kur divorci zgjat edhe 2 vjet”.