Moska zyrtare akuzon presidentin në ikje të SHBA-së Barack Obama për mani hakmarrjeje dhe për dështim në politikën e jashtme.
Kjo sepse tre javë përpara largimit, Obama ndërmori disa aksione kundër Rusisë duke dëbuar 35 diplomatë rusë nga SHBA-ja.
Por pas këtyre sanksioneve, ka reaguar ashpër edhe kryeministri rus Dmitri Medvedjev.
Në llogarinë e tij në twitter, Medvejev shkruan për një “agoni antiruse”.
Ndërsa kryetari i Komisionit të Jashtëm të Këshillit të Federatës, Konstantin Kosaçov, i çon edhe më tej epitetet dhe krahasimet.
“Këtë nuk mund ta quash as agoni të pallonjve që u kanë rënë pendët, por e kufomave politike”, i deklaroi i agjencisë së lajmeve TASS, duke aluduar për traditën amerikane, që i quan presidentët në largim “pallonj pa pendë”, shkruan ai.
Duhet theksuar se Moska i mohon akuzat e SHBA-së që ndërhyre në zgjedhjet presidenciale për të ndihmuar Trump-in, nëpërmjet sulmeve kibernetike.
Kështu Kremlini kërkon një arsye tjetër për këtë “hakmarrje të supozuar” nga ana e Uashingtonit.
Kështu, Pavel Podlesny, i cili është një nga ekspertët kryesorë në Institutin për Studimet e SHBA dhe të Rusisë të Akademisë Ruse të Shkencave, shprehet se synimi është i qartë dhe bëhet fjalë pikërisht për të dëmtuar Rusinë.
Kjo sipas tij, sepse SHBA nuk arrin ta përtypë faktin se Rusia ka një rol më të fuqishëm për ndërmjetësimin në Siri. (D.D/Shuplaka)