Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka zhvilluar në komunikim përmes telefonit me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Mediat e huaja bëjnë me dije se fokus i bisedës ishte lufta Rusi-Ukrainë dhe mbështetja e SHBA-ve për Kievin.
Gjatë bisedës Biden theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Tani është e qartë se lufta e Presidentit (Vladimir) Putin kundër Ukrainës ka qenë një fatkeqësi për Rusinë. Për shkak të guximit dhe vendosmërisë së popullit ukrainas dhe me mbështetjen e SHBA-së, Rusia nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga objektivat e saj strategjikë. në Ukrainë”, shtoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të publikuar dje.
Kujtojmë se mandati i presidenti të SHBA-ve mbaron për pak ditë, pasi më 20 janar presidenti i zgjedhur Donald Trump do të betohet si president i vendit, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e nëntorit. Nga ana e tij, në një postim në mediat sociale, Presidenti ukrainas falenderoi homologun Biden për mbështetjen e Uashingtonit në luftën gati trevjeçare të Ukrainës përballë Rusisë dhe për “rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në bashkimin e komunitetit ndërkombëtar”.
Zelensky tha se presidentët diskutuan gjithashtu mbi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm “që ndihmon Putinin të financojë luftën”.
“Ai duhet të ndiejë koston e luftës”, shkroi presidenti ukrainas.
Zelensky tha se ai dhe Presidenti Biden diskutuan nevojën për të vazhduar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës “për të mbrojtur ukrinasit nga nga terrori rus – sulmet e përditshme me raketa dhe dronë”.
Sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, të furnizuara nga SHBA-të “kanë dëshmuar efektivitetin e tyre dhe ne duhet të vazhdojmë ta përmirësojmë këtë kapacitet”, theksoi zoti Zelenskiy.