Një person me inicialet D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan është arrestuar ditën e sotme nga policia pas konfliktit me mjekët e Urgjencës së spitalit.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 28-vjeçari kishte shkuar fillimisht për trajtim mjekësor në spital, mirëpo për arsye ende të paqarta ka debatuar me mjekët. Menjëherë këta të fundit kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje për të qetësuar situatën, ndërkohë ka hasur në rezistencën e personit.
Policia ka shoqëruar 28-vjeçarin, ndërsa shtetasi po procedohet penalisht për veprën “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Konfliktohet me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor.
Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.