Të paktën 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që goditën të martën mbrëma provincën Kivu Jugore në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos , sipas të dhënave të fundit të autoriteteve.
Televizioni shtetëror RTNC raportoi se disa shtëpi janë përmbytur në qytetin Bukavu, ku janë gjetur shumë viktima, duke theksuar se numri i të vdekurve mund të rritet në orët në vijim.
Javën e kaluar, më shumë se 20 njerëz u vranë në një rrëshqitje dheu të shkaktuar nga shiu në fshatin Kalingi në të njëjtën krahinë.
Në maj të vitit 2023, shirat e rrëmbyeshëm në Kivunë e Jugut kishin marrë jetën e të paktën 438 njerëzve.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Republikën Demokratike të Kongos gjatë sezonit të shirave (nga shtatori në maj), duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim në disa raste.