03:15 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kongresi amerikan hetim urgjent në Ballkan, në “sitë” edhe ambasadori shqiptar, përplasja e tij me Llallën

13:16 | 08/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZGJEDHJET E 18 QERSHORIT, sulme e kundërsulme mes Llallës dhe Lu-së

Një mision urgjent është nisur në Europë për të hetuar ndikimin e ndërhyrjes së George Soros në Ballkan, mes të tjerash edhe në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga media amerikane “American Spectator”, e cila raporton së fundmi misionin urgjent të nisur nga kryetari i Dhomës së Drejtësisë në Kongresin Amerikan, republikani Bob Goodlate.

Goodlate udhëheq një delegacion prej 15 personash në një mision në disa vende, mes të tjerash në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Greqi, Bosnjë. Hetimi flitet të jetë i pavarur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por nuk dihen më shumë detaje për shkak të sigurisë.

Për median amerikane ka folur dhe një prokurore shqiptare që nuk ka dashur të identifikohet. Ajo sjell në vëmendje përplasjet mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit Donald Lu. Më tej, prokurorja shprehet se ambasada amerikane ka mohuar kultivimin masiv të kanabisit krahasuar me Prokurorinë që sipas saj i dha përparësi trafikut të drogës. 

Shkrimi i plotë për Shqipërinë:

Prokurori i Përgjithshëm kundër Ambasadës së SHBA në Tiranë

Një ndërhyrje e keqe u shfaq gjatë këtij viti midis Zyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, një institucioni kombëtar të pavarur dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

“Kryeministri Edi Rama, mbështetur nga ambasadori i SHBA, ka shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit tonë”, deklaroi një prokurore duke folur nga Tirana me telefon për The American Spectator. “Nën flamurin e reformës gjyqësore, ata po arrijnë ta politizojnë atë.”

Edi Rama, udhëheqës i vjetër i Partisë Socialiste, është mik i ngushtë i Geroge Soros, rrjeti i të cilit është thellësisht i përfshirë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Ambasadën e SHBA në projekte të shumta, duke përfshirë një projekt prej 8.8 milion dollarë të USAID në … besoj e kuptoni që bëhet fjalë për projektin e Reformës në Drejtësi.

“Kur shprehëm mendime profesionale, të ndryshme nga Ambasada e SHBA – mendime profesionale për mënyra të ndryshme, Lu u zemërua”, tha prokurorja, e cila dëshiron të mbetet anonime.

Ajo shpjegoi se Komisioni i Venecias, i kontaktuar për të ndihmuar nëse propozimet ishin të pajtueshme me të drejtën evropiane, shpesh u rreshtua me prokurorët shqiptarë në debatin teknik.

Prokurorja shtoi se zyra e saj u përpoq t’i jepte përparësi trafikut të drogës dhe kriminalitetit, çështjeve kryesore në Shqipëri, ndërsa ambasada e SHBA mohoi kultivimin e masiv të kanabisit dhe trafikun si “jo si një problem i SHBA”.

Donald Lu ndëshkoi prokurorët dhe gjyqtarët që nuk u pajtuan me të, duke u revokuar vizat amerikane për 70 gjykatës dhe prokurorë, sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në përgjigje, Llalla shpërtheu ndaj ambasadorit Lu, duke e akuzuar atë për manipulim dhe shantazh, në një letër të ashpër të postuar në faqen e internetit të zyrës së tij dhe në një konferencë për shtyp të mbajtur në shkurt.

Llalla gjithashtu e akuzoi Lu se u përpoq të ndalojë zyrën e tij nga hetimi i praktikave korruptive të firmës kineze, Bankers Petroleum.

Washington Times pati një shkrim kryesor mbi këtë konflikt tre muaj më parë, të titulluar: “Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros luan lojëra në Shqipëri”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Adriatik Llalladonald luprokuroresoros
Pas

Së shpejti dasmë, po Besi nuk i ka plotësuar kushtin kryesor Xhensilës

Para

Rama dhe Meta sot larg Tirane, zgjedhin të njëjtin qytet. A do të ketë një takim mes tyre?! (FOTO)

Para
”Aman o Edi se s’di si t’ua them ndërkombëtarëve”, Meta risjell historinë dhe tregon frikën e Ramës nga Berisha

Rama dhe Meta sot larg Tirane, zgjedhin të njëjtin qytet. A do të ketë një takim mes tyre?! (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.