Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi të tjera pamje dhe detaje nga takimet që zhvilloi me përfaqësues të lartë të CDU-së gjatë kongresit të kësaj force politike në Berlin. Gjate kesaj vizite kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha eshte takuar edhe me deputetin e njohur të Bundestagut Gjerman, Olav Gutting, anëtar i Kryesisë së Grupit të CDU-së në Bundestag, reporter për financat, mik i shqiptarëve!