23:27 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kongresi i PPE, rezolutë e veçantë për Shqipërinë/ Basha: Çfarë m’u komunikua nga Merkel, Mitsotakis, Von De Leyen…

20:00 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kongresi i PPE, rezolutë e veçantë për Shqipërinë/ Basha: Çfarë m’u komunikua nga Merkel, Mitsotakis, Von De Leyen…

Lulzim Basha është takuar ditën e sotme ,më përfaqësues të lartë të Partive PopulloreEuropiane përfshiirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von De Leyen, Kancelarin e Austrisë Sebastian Kurtz etj.

Basha shprehet përmes një reagimi në rrjett sociale se BE e përkrah Shqipërinë në rrugën e integrimit ndërsa thekson se kjo përkrahje është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike.

“Partia Popullore Europiane nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut dhe miratimin konsensual nga partitë politike, të një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha.

“PPE shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë dhe pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019”, vijon më tej reagimin e tij kreu i Partisë Demokratike.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:

Jam i lumtur të ndaj me ju se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Kjo më është komunikuar në të gjitha takimet që zhvillova gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane, duke nisur nga Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula Von De Leyen, Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar, si dhe nga drejtuesit e politikës së jashtme ne Parlamentin Europian dhe parlamentet e vendeve anëtare.

Kjo përkrahje është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike.

Partia Popullore Europiane nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut dhe miratimin konsensual nga partitë politike, të një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

PPE thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit.

PPE shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë dhe pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

PPE shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

PPE demonstron mbështetjen e qartë për integrimin europian të Shqipërisë dhe bën thirrje për zgjidhjen e krizës së rëndë politike e cila sa vjen e po thellohet me shumë.

Plotësimi i kushteve, jo në letër por në realitet, janë e vetmja rrugë që do të afrojë Shqipërinë me BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja zgjidhje, për krizën që ka mbërthyer vendin.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: lulzim bashappe
Pas

VIDEO/ Beteja me Vettingun dhe refuzimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, çfarë ndodhi me Besnik Muçin (E PLOTË)

Para

Thirrja e tretë në Hagë/ Ramush Haradinaj: Jo ftesë ligjore, por erdhi pas presioneve ndërkombëtare

Para
Thirrja e tretë në Hagë/ Ramush Haradinaj: Jo ftesë ligjore, por erdhi pas presioneve ndërkombëtare

Thirrja e tretë në Hagë/ Ramush Haradinaj: Jo ftesë ligjore, por erdhi pas presioneve ndërkombëtare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.