09:45 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kongresi i PS-së/ Bledi Çuçi ‘mburret’ përpara të majtëve: Iku koha kur policët shtynin makinat që nuk ndizeshin, tani vijnë dronët inteligjentë

20:30 | 12/06/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kongresi i PS-së/ Bledi Çuçi ‘mburret’ përpara të majtëve: Iku koha kur policët shtynin makinat që nuk ndizeshin, tani vijnë dronët inteligjentë

Gjatë fjalës që mbajti në Kongresin e PS-së, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paralajmëroi mbërritjen në Shqipëri të dronëve super inteligjentë për kontrollin e territorit.

“Kjo nuk është as retorikë as inerci, por çka po them është e mbështetur në përgatitjen për të bërë një kapërcim historik për të cilin mjafton t’ju jap një shembull: Këtë rrugë e kemi nisur me zëvendësimin e makinave që nuk ndizeshin dhe i shtynin policët. Në këtë mandat të tretë do e nisim me sjelljen në Shqipëri të dronëve super inteligjentë. Shqipëria do të hyjë modestisht për nga sasia, por edhe njësoj për nga cilësia, në rendin e vendeve me teknologji më të avancuar në këtë drejtim”, tha Çuçi.

Duke folur për kontrollin e territorit, Çuçi tha se do të marrë fund epoka e zaptimit dhe ndërtimeve vend e pavend pikërisht duke monitoruar gjithçka përmes pajisjeve teknologjike të fundit siç janë dronët super inteligjentë.

“Ne do të shtrimë fuqinë e revolucionit dixhital në të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit, ku përmes kapaciteteve të inteligjencës teknologjike, do të kontrollojmë me precizion çdo metër katror të territorit të Shqipërisë. Do të marrë fund epoka e zaptimit, pavarësisht mbiemrit apo fuqisë që ke ose për kë voton. Asnjë tolerancë! Me tekonlogjinë do bëjmë të mundur kontrollin e territorit dhe të kufirit, për parandalimin e çdo forme paligjshmërie, nga trafiqet, tek kultivimi i bimëve narkotike”, tha Çuçi.

Kujtojmë që Ministri i Brendshëm ishte së fundi në Turqi ku vizitoi fabrikën “Baykar Defense”, e cila prodhon dronë të teknologjisë së lartë. Çuçi tha se Shqipëria po vlerëson mundësinë për marrjen e këtyre dronëve për qëllime civile e urbane.

Pas

Mbytet një person në plazhin e Velipojës, viktima rreth moshës 50-vjeç

Para

“S’do vdesim këtu ne”, socialistët lodhen nga Kongresi i PS-së, tentojnë të ikin por rojet e stadiumit nuk i lejojnë pa mbaruar punë partia (VIDEO)

Para
“S’do vdesim këtu ne”, socialistët lodhen nga Kongresi i PS-së, tentojnë të ikin por rojet e stadiumit nuk i lejojnë pa mbaruar punë partia (VIDEO)

"S'do vdesim këtu ne", socialistët lodhen nga Kongresi i PS-së, tentojnë të ikin por rojet e stadiumit nuk i lejojnë pa mbaruar punë partia (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.