Ish-eksponentja e lartë e Partisë Socialiste e cila ka mbajtur shumë poste drejtuese në këtë parti ka dalë kundër linjës së partisë ku aderoi për vite me radhë.
Pakënaqësitë e shprehura kohët e fundit i ka përforcuar edhe pak ditë më parë me një letër drejtuar partise socialiste para Kongresit të kësaj partie.
Ajo ka hedhur akuza kundër Ramës duke thënë se ka larguar nga strukturat në mënyrë arbitrare njerëz që kishin vlera dhe kontribute dhe është vrarë demokracia.
“Unë Kongresin e kam ndjekur nga televizioni. Sado bëra përpjekje të mos e ndiqja, por mesa duket brenda meje vazhdon të jetë shqetësimi për këtë forcë politike që i kushtuam 27 vjet të jetës. Kam qenë e nderuar që kam qenë në krah të personaliteteve për ti dhënë një fytyrë të re partisë.
Si mua ka dhe figura të tjera të Partisë Socialiste dhe sidomos pas 2009, personalitete të spikatura në fushën e tyre. Sigurisht që kjo ka qenë në mënyrë arbitrare. Sepse nëse dikush e lë karrierën sepse nuk zgjidhet dhe nuk zbaton rregullat e partisë, kjo është normale. Por kjo ka ardhur si rezultat i mbytjes së demokracisë së brendshme në parti”.
Në Kongres shkuan njerëz me lista nga bashkitë dhe sipas saj nëse nuk ka zgjedhje për kryetarin, zgjedhjet e tjera janë fiktive. “Kjo mori theks në veçanti pas ndryshimeve kushtetuese të 2008. Nëse forcat politike nëse do kishin demokracinë e brendshme mund ti jepnin Shqipërisë një parlament të mirë. Kjo nuk bë, u dha një kartë që është keqpërdorur kryetarëve të partisë. Në rastin konkret i dha një kartë Edi Ramës. Në Kongres unë nuk dëgjova asnjë folës të artikulonte fjalën “rilindje”. Madje çirreshin për Partinë Socialiste, tha ish-ministrja e jashtme.