Kreu demokrat Lulzim Basha ka prezantuar sot në çadrën e të djathtëve ish-kongresmenin amerikan nga radhët e republikanëve dhe me një detyrë të rëndësishme në administratën Trump, Bob McEwen.
“McEwen është një njeri që ka shërbyer ndër vite si anëtar i kongresit amerikan të republikanëve, presidenti i këshillit për politikat kombëtare në administratën Trump, një mik i shqiptarëve, një nga udhëheqësit e kolonës më të rëndësishme për përhapjen e vlerave të demokracisë, ish- kongresmeni Bob McEwen”,- u shpreh Basha teksa prezantoi ish-kongresmenin amerikan.
“Ka dy mbështetje për një qeveri, një e armëve, dhe besimi dhe ndërgjegjja e qytetarëve. Kombi shqiptar është në rrezik, po bëni atë cka duhet bërë, fëmijët do të nderojnë atë që po bëni sot, Shqipëria është në një kryqëzim, të bazohet tek ushtrimi i forcës apo të qytetarëve, mund të ketë qenë e vështirë po ka rrezik që kësaj radhe të bëhet siç duhet.
“Miqtë e shqipërisë në botë dhe në NATO ju besojnë ju, qyetetarëve, dua t’ju siguroj që unë do të lutem për qytetarët e Shqipërisë. Asgjë nuk arrihet pa sakrificë. Sot po e bëni këtë sakrificë, bota po ju sheh, ju do të jeni të jeni të sukseshëm”,- u shpreh ish-kongresmeni amerikan McEwen. (M.D/ Shuplaka)