Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ditën e djeshme zhvilloi një takim me rektorët e universiteteve në kuadër të “Paktit për Universitetin”, ku fokusi i diskutimit ishte rivlerësimi i titujve akademik.
Mirëpo, ky takim nuk mbeti pa u komentuar edhe nga ish zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka, i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka kritikuar qëndrimin e qeverisë.
Taulant Muka kujton akuzat që kryeministri Edi Rama i bëri pak ditë më parë rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe nga ana tjetër, publikon një fotografi ku Koni shfaqet krah ministres së Arsimit, Besa Shahini (lexo këtu).
Postimi i plotë i Taulant Mukës:
Bashkë me foton e publikuar në Facebook, Muka shkruan: “A mund te merren seriozisht keta?! KM ofendon rektorin e Universitetit te Tiranes dhe e akuzon ate si pergjegjes per gjendjen, ndersa ministrja e mban ne krahe te djathte”!
“Propagande per te bere zhurme por per te mos marre asnje hap konkret per ndryshimin e gjendjes! 80%-90% e rektoreve ne takimin me ministren kane marre titujt profesor ne kundershtim me ligjin, ndersa ministrja ju kerkon VETTING ne akademi! Hajduti te kape hajdutin i thone kesaj…”, shkruan Muka.