09:58 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Konkurs bukurie në kohën e Mortjes

16:45 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konkurs bukurie në kohën e Mortjes

Nga Bledi Mane

Ka qysh prej vitit të largët 1998 që organizon konkursin e bukurisë kombëtare “Miss Shqipëria”. Lodhet e rropatet duke udhëtuar në fshatra, qytete madje edhe jashtë vendit për të gjetur vajza simpatike e të hijshme. Dikush pranon, dikush refuzon, një tjetër e kërcënon por gjithësesi spektakli i vajzave të bukura shqiptare ka 21 vite që nuk ndalet…

Po shkruaj për regjizorin televiziv Petri Bozo mundimi i të cilit duket i pa vlerë. Po, po i pa vlerë dhe kohë e humbur. Kërkon çdo vit vajza buzëtrasha, cicëmëdha, të gjata, syshkruara ndërkohë që sytë e tij janë verbuar. Një verbim provizor pa asnjë simptomë por që nuk i falet. Lodhje kuturu nëpër Shqipëri duke kërkuar vajza bukuroshe ndërkohë prej dekadash brenda shtëpisë së regjizorit Petri Bozo qëndron ajo, fisnikja, simpatikja, intelektualja, e urta, profesionistja e inxhinierisë së ndërtimeve. Luljeta Bozo, nëna e tij, pedagogia dhe shkencëtarja që as nuk plaket por vetëm rinohet dhe shpërndan eliksirin e profesionit të saj përzjerë me paqe, me durim, me zbehjen e brengës e të dhimbjes.

Besoj se e kuptuat verbërinë e regjizorit.
Luljeta Bozo, nëna e tij nuk fiton një herë në vit një çmim bukurie dhe zhduket nga skena por ka fituar përgjithmonë dashurinë e ne të mbijetuarve, ne të gjallëve.
Kush e ka kurorën e Miss Shqipërisë?
Dorëzojeni se do e zbukurojmë me diamante dhe do ia japim më të bukurës vajzë shqiptare, do ia japim Luljeta Bozos!

Pas

Presionet e qeverisë ndaj medias, KShM informon KiE dhe i jep “shuplakë” Ramës: Të mos kopjojë Erdoganin

Para

U arrestuan për shpërdorim detyre, lihen të lirë 3 punonjësit e IKMT

Para
U arrestuan për shpërdorim detyre, lihen të lirë 3 punonjësit e IKMT

U arrestuan për shpërdorim detyre, lihen të lirë 3 punonjësit e IKMT

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë? Izraeli identifikon raketa të lëshuara nga Irani, aktivizohet sistemi mbrojtës

Izraeli rihap hapësirën ajrore pas marrëveshjes për armëpushim me Iranin

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze

Sherr mes dy personave në Tropojë, plagoset me thikë 23-vjeçari

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur 606 kuti! PD ka humbur 309 vota, PS 223

Trump njoftoi armëpushimin në Lindjen e Mesme, Izraeli rihap hapësirën e tij ajrore

Armëpushimi Iran-Izrael, familjet e pengjeve i bëjnë thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Merz: Mirëpresim armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit

Izraeli pranon armëpushimin pasi ‘eliminoi kërcënimin bërthamor e raketor të Iranit’

Vatra e zjarrit në Kukës ende aktive pas 24 orësh, ndërhyrje intensive nga zjarrfikësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.