08:06 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Konkursi për Drejtorin e ri të Policisë, Strazimiri: I pabazuar në ligj

09:34 | 13/01/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasjet në Sukth, Strazimiri: Rrugën s’e bllokoi opozita por gjaku, “Bravo Çunat” sapo kanë vrarë një ish-koleg

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar mbi procedurën e hapur një ditë më parë  për zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërsa e cilëson të gjithë këtë proces të pabazuar në ligjin për Policinë, Strazimiri ironizon heshtjen e ICITAP dhe PAMECA përballë asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me uniformat blu në Shqipëri.

“Ky “fatmirllëku” i shpalljes së “konkursit për zgjedhjen” e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi cilin ligj bazohet, se tek ai i Policisë jo njëherë… Kush është “Hakiu” i ri që do gradohet “me konkurs” dhe do gdhihet Drejtor i Përgjithshëm?

“Lirimi nga detyra” i Hakiut të vjetër “me propozim të ministrit”, në cilin ligj bazohet? Në këtë ligjin për të cilin paguheni të mbikqyrni, motivacioni “për një impuls të ri në përmbushje të objektivave” nuk ekziston! Ka një term që quhet “shkarkim për mospërmbushje të objektivave”, dhe është PENALITET!”, shprehet Strazimiri. 

REAGIMI:

For IMMEDIATE RELEASE:

Në vëmendje të misioneve ICITAP dhe PAMECA që hanë e pijnë, me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë (të cilët nga ana e tyre mendojnë se i hamë e i pijmë ne):

– Ky “fatmirllëku” i shpalljes së “konkursit për zgjedhjen” e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mbi cilin ligj bazohet, se tek ai i Policisë jo njëherë…

Kush është “Hakiu” i ri që do gradohet “me konkurs” dhe do gdhihet Drejtor i Përgjithshëm?

– “Lirimi nga detyra” i Hakiut të vjetër “me propozim të ministrit”, në cilin ligj bazohet?

Në këtë ligjin për të cilin paguheni të mbikqyrni, motivacioni “për një impuls të ri në përmbushje të objektivave” nuk ekziston! Ka një term që quhet “shkarkim për mospërmbushje të objektivave”, dhe është PENALITET!

Ju kam pritur e përcjellë në zyrë, në Ministri të Brendshme “me kërkesë urgjente”, për një shofer furgoni policie a polic dere, për të cilin “kishte dyshime se ishte pranuar në organizatën e Policisë duke anashkaluar kriteret ligjore”… dhe kam bërë mirë!

Kam 4 vjet që kundroj heshtjen tuaj për promovime tërësisht të jashtëligjshme falë kontributeve politike si dhe për shkarkime edhe më skandaloze të qindra oficerëve, kolegëve tuaj të nëpërkëmbur e hedhur në rrugë me porosi politike për të liruar vend për të parët.

Kam 4 vjet që ju kundroj tek heshtni, edhe kur të gjithë këta kolegë tuajët kanë fituar gjyqet “për shkarkim të pabazuar në ligj”, madje edhe kur dora e krimit i ka gjetur dhe ekzekutuar për shkak të detyrës!

Sot ju shoh tek pranoni të bëheni skenografi e një farse rokadash politike, në një organizatë policore që e shndërroi këtë vend në “kanabistan”, “serën evropiane të drogës”, me 128 drejtues të implikuar në narko-trafik, 3 drejtues “në kërkim”, dhe 1 ish-ministër të brendshëm që zullumin e ka aq të madh sa që duhet të vijë deri edhe FBI për ta hetuar…

Në këtë 105 vjetor të Policisë Shqiptare ndërpritni talljen!

Bëni punën! Jetoni me djersë se janë me mijëra sy e veshë kolegësh që ju ndjekin, e që kanë nevojë për një standard moral e ligjor që duhet të ruani, më shumë se sa për trajnimet ku “i mësoni” se si kapet në këtë pëllëmbë vend krimineli e rrugaçi (dmth ai qurraveci “shoku i Edit”)….!!!

Bëni aktin tuaj patriotik për vendin tuaj, jo për timin! (J.V/Faxweb)

 

Pas

Sonila Meço: Do t’i rikthehem ekranit, por jo në media ‘kazani’ e as në media regjimi

Para

Lidhjet e paligjshme të ujit, Rama i prerë nga Lezha: Nga 1 shkurti do të ketë penalizime

Para
Pa nisur akoma asambleja, Rama provokon mediat: Mirëmëngjes Kazan!

Lidhjet e paligjshme të ujit, Rama i prerë nga Lezha: Nga 1 shkurti do të ketë penalizime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit, rreth 12 mijë të mitur të vrarë vetëm në 2023

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës! Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

Hëna e plotë e këtij qershori do të jetë më e ulëta në dekada, një ngjarje e rrallë në qiell

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

“Zona luftimi”, Izraeli paralajmëron palestinezët të mos udhëtojnë në rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza

Pakti i ri midis Melonit dhe Macronit: Le ta mbrojmë Evropën së bashku

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që rrit tarifat doganore për çelikun dhe aluminin në 50%

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.