03:59 | 06/06/2025

Konkursi për ‘rijetësimin’ e rezidencave qeveritare/ Rama: T’i kthejmë në funksion me interes publik, zhvillojmë një strukturë të re financiare për shtetin

“Hospitality Albania”, 7 Finalistët e Fazës II prezantojnë sot përpara një Jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.

I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh:

“Sot hapim një tjetër kapitull të punës së korporatës së investimeve që ka të bëjë me rrjetin e rezidencave të dikurshme qeveritare, që prej shumë kohësh kanë mbetur në një limbo si rezultat i mospërdorimit të tyre, për shkak të humbjes së funksionit. Eksperienca e dy rezidencave këtu në Tiranë që tanimë janë transformuar njër anë një shtëpi pritjeje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota, në bashkëpunim me fondacionin e njohur francez Art Eksplora, na kanë treguar se është rruga për t’;i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash. Ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm. Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit në Vlorë dhe një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Rrugë e re, që ne po e shkelim, besoj me sukses, por mbi të gjitha ku po shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar hap pas hapi edhe formulat e ndërveprimit me privatin, të cilat deri dje kanë qenë shumë bazike. Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar te modelet më të mira në Evropë, simotrave të agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo Spanjë zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë dhe përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë dhe në përfitimin nga kjo rritje.”, u shpreh kreu i qeverisë.

Para
 



Të Fundit