22:01 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Konstandin Kacifas ka kryer vetëvrasje”, drejtësia shqiptare ‘vulos’ dosjen e vdekjes së minoritarit grek

13:51 | 15/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Perkujtimorja e Kaçifas, 1000 ekstremistë grekë drejt Bularatit

Kostandin Kacifas, njeriu që në 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, rezulton të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje.

Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.

Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër ka në pjesën e gjoksit.

Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas, ka kryer vetëvrasje. Kjo pasi ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Kacifas, është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirjeve të vazhdueshme me autoporlant nga negociatorët e RENEA-s, Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të marë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se vetë personi Kostandinos Kacifas, i rrethuar nga policia ka qëlluar veten me automatik, duke kryer vetëvrasje.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtimore e festës kombëtare të Greqisë, JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja acaroi marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetii ai nuk është qëlluar nga forcat special të policisë shqiptare por ka vrarë veten në ditën e festës kombëtare të Greqisë.

Etiketa: KacifasKONSTANDIN KACIFASVetevrasje
Pas

Ekspertët gjermanë dhe francezë në mbështetja të banorëve të Unazës: Qeveria nuk respekton të drejtat qytetare

Para

Detaje nga grabitja në Elbasan/ Identifikohet autori, e la armën në dyqan (Çfarë vodhën)

Para
Në mes të ditës me diell grabitet me armë argjendaria në Elbasan, vetëm 15m larg Drejtorisë së Policisë

Detaje nga grabitja në Elbasan/ Identifikohet autori, e la armën në dyqan (Çfarë vodhën)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.