‘’Njerëzit janë pak të lumtur, mungon optimizmi dhe ka një lloj sforcoje për t’u dukur në rregull”, ky është konstatimi që bën në këto prag festash gazetari Denis Dyrnjaja. Ai thotë se shpresa në vendin tonë është plagosur rëndë për të mos thënë që është vrarë përfundimisht.
“Na ndajnë dy javë nga ndërrimi i viteve dhe pak më pak nga krishtlindjet dhe atmosfera e festave mungon. Ka një lloj depresioni të përgjithshëm shoqëror.
Degjenerimi politik që merr pjesën më të madhe të ditës, mungesa e një pritshmërie sociale pozitive, thellimi i problemeve sociale dhe angazhimi i përditshëm për t’u përballur me to, i ka bërë njerëzit më të ftohtë, më pak të angazhuar dhe më pak të gëzuar.
Shpresa për më mirë është plagosur rëndë, për të mos thënë është vrarë përfundimisht. Duhet gjeneruar energji e re pozitive që të përmbyset ky realitet i trishtë ku pranohet agonia si standard”, shkruan Dyrnjaja.
(E.K/faxweb)