Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, që ishin programuar të zhvilloheshin në 30 qershor.
Në një lidhje telefonike me Ora News, Hazizaj, theksoi se vendimi i Metës mund të ketë ardhur pas një marrëveshjeje të fshehtë mes dy krerëve të partive kryesore në vend, Ramës dhe Bashës.
“Mbas aktit të prodhuar të presidentit të republikës, që është kushtetues dhe ligjor që është i bazuar në Kushtetutë, për heqjen e dekretit të miratuar para 9 muajve, mendoj se ka ardhur pas marrëveshjes politike të bëra nga partitë kryesore në vend. Mendoj se brenda këtij kuadri ligjor është veprimi i kreut të PS dhe i atij të PD. Ndërsa në kuptim ligjor presidenti për shkak të kësaj marrëveshje është i detyruar të marrë akte të tilla”, deklaroi Hazizaj.