Kryeministri Edi Rama ka zbuluar tre pikat si do të dalë vendi ynë nga kriza energjike, por ai ka bërë thirrje dhe për një konsultim kombëtar në lidhje me këtë krizë, duke ftuar të gjithë qytetarët pa dallim politik, një ftesë kjo dhe për PD-në që të propozojë zgjidhjet e saj.
Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kryeministri Edi Rama tha se kriza energjitike do të zgjidhet me 3 pika. E para është garantimi i pandërprerë i energjisë elektrike në vend; e dyta është mbrojtja e familjeve dhe bizneseve të vogëla nga rritja e çmimeve; dhe e treta krijimi i fondit likuid i cili do menaxhohet nga OSHEE për të siguruar dy pikat e para. Ky fond përfshin 100 milionë euro brenda këtij viti dhe 100 milionë të tjera vitin e ardhshëm.
“Qeveria po planifikon një konsultim kombëtar. Ne duhet ta dëgjojmë shumë shumë njeri tjetrin. Ne mund të kemi opinione të ndryshme. Mendoj se dallimi midis përplasjesh së opinione të poluitikaneve. Qeveria vërtetë del ngaz zgjedhjet si palë vfituese, por duhet të jetë palë me shoqperinë pa dallim politkk mes shqiptareve. Plani ynë ka 3 pika: e para garantimi i pandërprere me energji për të gjithë; e dyte mbrotja e familjeve dhe biznesve të vogëla nga rritja e çmimeve; treta fondi likuid për ndërveprimin me tregun e çmimeeve. 100 milionë euro për kompaninë e eshpërndarjes së energjisë dhe 100 milionë euro vitin tjetër për të siguruar dy pikat e para. Ne na ka rënë tërmeti, pandemia dhe kjo fortunë. Dy gjëra ju them në mbyllje, më vjen mirë që ia kemi dalë dhe që keni besim se do ia dalim. E dyta, mos harroni se çfarë mbjellim sot janë për fëmijët tanë nesër. Që nesser fëmijët tanë të mos kenë aq pak fat sa në vitin 90, duhet që të mos kërkojmë rrugë të shkurtëra por të gjata,” tha Rama.
Rikujtojmë se prej rreth një javë Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sa i takon furnizimit me energji elektrike, lidhur me krizën që po kalon e gjithë Europa. Ai kishte lajmëruar se qeveria ka bërë planin për përballimin e kësaj krize dhe se ai vetë do ta prezantonte ditën e sotme në orën 15:00, mirëpo Kryeministri u vonua më shumë se një orë për të dalë në konferencë.
Rama deklaroi se qeveria do të mbrojë familjet dhe bizneset e vogëla nga rritja e çmimit të energjisë me masat që do të marrë qeveria, si dhe përjashtoi mundësinë që kjo rritje çmimesh të shoqerohet me rritje të pakontrolluar rrogash apo pensionesh, sepse sipas tij kjo do të sillte krizë urie brenda dy vitesh.
Kryeministri u tregua i kujdesshëm dhe me bizneset e mëdha, apo ata që njihen si ‘oligarkët’ e këtij vendi, pasi Rama tha se nuk do të ketë rritje taksash për ta, sepse sipas tij kjo sjell pengesë për aktivitetin e tyre dhe automatikisht pengesë për rritjen e të ardhurave të buxhetit nga këto taksa si edhe mosrritje rrogash për punonjësit e tyre.
(E.H/Faxweb.al)