I është dhënë këtë të enjte lamtumira e fundit 63-vjeçarit Pal Trashaj, i cili i dha fund jetës duke pire fostoksinë para ambienteve të SPAK.
Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin Pllane të Lezhës, ndërsa gjithçka kaloi në heshtje, pasi asnjë nga familjaret dhe të afërmit e tij nuk foli për mediat.
Historiani i njohur Pal Trashaj i dha fund jetës duke pire fostoksinë, pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë.