Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan , ka biseduar sot në telefon me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniya.
Në takimin mes dy ministrave të Jashtëm , sipas burimeve diplomatike turke, u diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe situata në Ukrainë.
Ministri turk theksoi rëndësinë e zbatimit të një armëpushimi të përhershëm në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe nënvizoi se duhet të hiqen pengesat që pengojnë mbërritjen e ndihmave humanitare në rajon. Ai gjithashtu deklaroi se sulmi i Izraelit në Rafah është i papranueshëm.
Sa i përket bisedës telefonike Fidan-Hania, të dy palët kanë biseduar për situatën e fundit në negociatat e armëpushimit, thanë të njëjtat burime.