Pak ditë më parë u regjistrua rasti i parë me koronavirus në Poliçan, pavarësisht masave të marra nga bashkia për bllokimin e lëvizjeve e sidomos ishte penguar hyrja në qytet e personave që nuk janë banues aty.
Pas konstatimit të këtij rasti, u morën kampinet e analizave për stafin mjekësorë të cilët fatmirësisht kanë rezultuar “negativ”. Testimeve iu nënshtruan 30 mjekë, infermierë e punonjës të spitalit.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 79 vjeçari A.L. pas analizave rezultoi pozitiv duke shënuar kështu edhe rastin e parë dhe të vetëm deri tani të identifikuar me koronavirus në këtë qytet.
Menjëherë janë vënë në lëvizje i gjithë stafi mjekësor në ambulancën e Poliçanit dhe sipas burimeve të gjithë personat iu nënshtruan testit, për shkak se kanë pasur kontakt me të moshuarin.
Dyshohet që 79 vjeçari e ka marrë këtë virus nga fëmijët e tij që kanë ardhur nga emigrimi, djali nga Greqia dhe vajza nga Italia.
I gjithë qyteti sipas kryetarit të Bashkisë do kalonte në karantinë 6 ditë, pasi mund të rrezikohet e gjithë popullata, një pjesë e konsiderueshme e të cilës vuan nga problemet e frymëmarrjes, për shkak të Uzinave që ndodhen në këtë qytet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post