Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vendodhjet e pronarit të firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.
Çekaj, pronari i firmës, i dyshuar si porositësi i 613 kilogramëve kokainë që u kapën dje në Maminas, mësohet se ndodhet në Gjermani.
Çekaj, dyshohet se është larguar nga Shqipëria para 3 javësh.
Çekaj, ka porositur përveç 20 tonëve ngarkesë me banane dhe një sasi prej 613 kilogramëve kokainë.
Policia arrestoi dy persona të përfshirë në këtë trafik, shoferin e kamionit, Armando Pezaku, dhe Donaldo Lushajn, personin e autorizuar nga Çekaj për të kryer veprimet pranë QKR-së.
(F.G/Faxweb.al)