06:01 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kontenjerët me kokainë/ Kush ishte spiuni në Pire që informoi dy grupet në Fier e Elbasan

20:03 | 30/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontenjerët me kokainë/ Kush ishte spiuni në Pire që informoi dy grupet në Fier e Elbasan

Lajmi për kapjen e sasisë së kokainës në portin më të madh të Greqisë, ka mbërritur në Elbasan dhe Fier një muaj më parë.

Qysh prej muajit gusht 2019, kur dhe është ndalur ngarkesa në portin e Pireut në Athinë, dy grupet kriminale që drejtohet nga A.C dhe L.M, të cilët kishin financuar trafikimin e 137 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri, janë vënë në dijeni.

Fakti që asnjë nga anëtarët e këtyre dy grupeve kriminale në Elbasan dhe Fier por edhe ushtarët e tyre nuk është kapur, e përforcon akoma dhe më tepër mundësinë se ky operacion policor është zbuluar nga dy grupet një muaj më parë.

Të dhënat flasin se një nga anëtarët e grupit të Elbasanit, me origjinë nga ky qytet dhe që jeton në Pire të Athinës, dyshohet se ka qenë njeriu që ka dhënë informacionin për sekuestrimin e kokainës dhe futjen në lojë të DEA-s Amerikane.

Informatori është nga Elbasani me inicialet O.L ose me emrin Grek J.L, dhe sipas burimeve ka shumë gjasa që të ketë dhënë informacionin për anëtarët e dy grupeve që veprojnë në Elbasan dhe Fier.

Pasi janë vënë në dijeni për kapjen e kokainës, ushtarët dhe drejtuesit e grupeve kriminale në Fier dhe Elbasan, kanë qëndruar indiferentë për një kohë të gjatë ndaj porosisë së tyre.

Policia prej 8 ditësh ka qenë me grupe vëzhgimi në terren, rreth portit të Durrësit, por çuditërisht këtë grupe vëzhgimi kanë dalë jashtë funksionit.

Dikush ka dhënë informacionin për prezencën e policisë në port. E habitshme është fakti se si policia nuk shpjegon as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht se si u zhduk nga sytë e agjentëve të policisë, makina e trafikantëve në të cilën gjendej edhe GPS i DEA së bashku me çantën me ngarkesë orizi që grekët dhe DEA Amerikane e kishte paketuar si maskim Kokaine.

Falë GPS të vënë nga DEA në portin e Pireut në Athinë, në vendngjarje në afërsi të shkëmbit të Kavajës, policia ka gjetur pakot me oriz.

Por për habi, makina me të cilin udhëtonte Gentian Malindi, Ardian Bega dhe Altin Myslyhaka, nuk ka qenë në vëzhgim dhe sot e kësaj dite nuk është gjendur nga policia se ku ndodhet ky mjet.

Ky mjet ka dalë nga porti i Durrësit në orën 20:45 të datës 19 shtator 2019, dhe ka dyshime se nuk është ndjekur në dinamikë nga agjentët e policisë.

Drejtësia shqiptare duket se nuk e ka ndjekur me metoda proaktive këtë operacion, ku agjentët të mbanin në monitorim konteinerin ku ndodhej ngarkesa, por edhe personat që do tërhiqnin ngarkesën.

Tre personat e mësipërm janë zbuluar vetëm nga kamerat e sigurisë së portit në Durrës dhe janë arrestuar disa ditë më vonë nga gjetja e sasisë së orizit. Me vonesë dhe falë kamerave të portit është zbuluar tipi dhe ngjyra e makinës, me të cilën lëviznin tre personat e proceduar.

Sipas dëshmisë së Ardian Bega, makina ishte blerë në muajin gusht në zonën e Roskovecit në Fier. E çuditshme është fakti edhe se si ka shpëtuar nga ndjekja e policisë dhe mos arrestimi në kohë i Gentian Malindit, ky i fundit pronar anije peshkimi dhe i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal në Elbasan.

Malindi, i cili ka pikasur i pari se në 22 pakot e tërhequra në kontinjer, ndodhej oriz dhe kokainë, sot e kësaj ditë nuk është arrestuar nga policia.

Për të gjithë këtë operacion policor, nga burimet mësohet se dy grupet kriminale janë informuar para një muaj, nga anëtari i grupit në Greqi me inicialet O.L ose me emrin Grek J.L. Dy grupet kriminale në Elbasan dhe Fier e kanë pasur informacionin para kohe dhe operacioni i policisë për dorëzimin e kontrolluar të pakove me “lëndë narkotike” të mbushura me Oriz, ka dështuar. Sot që flasim gjatë operacionit të koduar “Kuito” në pranga ka përfunduar një punonjës i sigurisë së portit dhe një mbledhës kapaçka dhe skrapi në port.

Dy njerëz krejt anonim, dhe të mbaruar ekonomikisht dhe pa asnjë lidhje me dy grupet kriminale por thjesht shërbëtorë të Gentian Malindit, i cili do kishte shpërblimin e tij për nxjerrjen e pakove nga rrethimi i portit.

Por për sa i përket zbulimit të anëtarëve dhe kokave të dy grupeve, sot ata vijojnë të jenë të lirë dhe pa u shqetësuar nga askush./Shqiptarja.com

Etiketa: durresgentian malindikontenjeret me drogeoperacioni i dea
Pas

VIDEO/ Mësuesja humbi jetën tragjikisht, ja si e përkujtojnë nxënësit dhe kolegët: Faleminderit për atë që ishe…

Para

Përleshjet nuk ishin asgjë, zbulohen planet e kurthit me bomba në derbin kryeqytetas (Video)

Para
Përleshjet nuk ishin asgjë, zbulohen planet e kurthit me bomba në derbin kryeqytetas (Video)

Përleshjet nuk ishin asgjë, zbulohen planet e kurthit me bomba në derbin kryeqytetas (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.