11:22 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kontestime për ndërtimin e aeroportit të Vlorës: Kërcënohet zona e mbrojtur “Vjosë-Nartë”

14:34 | 19/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontestime për ndërtimin e aeroportit të Vlorës: Kërcënohet zona e mbrojtur “Vjosë-Nartë”

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, përmes një deklarate për mediat, ka ngritur zërin kundër projektit për ndërtimin e aeroportit të ri në afërsi të qytetit të Vlorës, sipas tyre ky projekt kërcënon zonën e mbrojtur “Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë”

“Gjatë ditëve të fundit, në media, po qarkullon lajmi i ndërtimit të një aeroporti të ri në afërsi të qytetit të Vlorës dhe pikërisht në zonën e quajtur Akërni, e cila ndodhet në brendësi të plotë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Ndërtimi i një aeroporti të ri, është padyshim një lajm i përgëzueshëm dhe i mirëpritur për shumicën e publikut, megjithatë vendndodhja e propozuar e ndërtimit të këtij aeroporti është e papërshtatshëm dhe mjaft e dëmshme për natyrën dhe biodiversitetin e lartë të zonës.”- thuhet në deklaratë.

Vjosë-Narta, përfaqëson një ndër zonat më të dalluara në vend përsa i përket vlerave të biodiversitetit, në veçanti atij avifaunistik. Kjo zonë, njihet ndërkombëtarisht si zonë e Rëndësishme për Biodiversitetin në nivel Global; është pjesë e rrjetit Emerald të zonave me Rëndësi të Veçantë Ruajtje; është njohur nga BirdLife International si Zonë e Rëndësishme për Shpendët në nivel Global; është zonë nën vlerësim për rrjetin Natura2000 në Shqipëri dhe mbi të gjitha është pjesë e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura.

“Ndërtimi i një infrastrukture të tillë, kërcënon rëndë integritetin ekologjik të zonës si pasojë e tjetërsimit të habitateve gjatë fazës së investimit dhe shqetësimit gjatë fazës së operimit dhe është në kundërshtim me normat rregullatore e ligjore për zonat e mbrojtura. Bazuar në standarted dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe zonave me vlera të larta natyrore, ndalohet ndërtimi i veprave të tilla të cilat kanë një impakt shkatërrues në ekosistem. I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse për të ri-konsideruar vendin e përzgjedhur për ndërtimin e aeroportit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunimin tonë teknik dhe shkencor në vlerësimin e vendndodhjeve alternative të cilat nuk do të cënojnë integritetin e zonave të mbrojtura dhe do të rrjedhin nga një proces i përgjithshëm i konsultimit me publikun dhe palët e interesit.”- përfundon Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri./monitor

Etiketa: aeroportndertimVjosevlore
Pas

Legjenda Pele ”tremb” fansat, shtrohet në spital

Para

Zgjidhni një nga këto pemë, ju tregon të fshehtat tuaja në një marrëdhënie

Para
Zgjidhni një nga këto pemë, ju tregon të fshehtat tuaja në një marrëdhënie

Zgjidhni një nga këto pemë, ju tregon të fshehtat tuaja në një marrëdhënie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë…!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

“Duhet penguar Putin”, Anglia do blejë avionë për të qëlluar me armë bërthamore

Arrestohet 54-vjeçari në Ksamil, dhunoi banesën e një gruaje dhe instaloi kamera

Digjet një automjet në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, nuk ka të lënduar

Gramsh/ Qarkullonte me makinë të vjedhur dhe ishte në kërkim për grabitje, arrestohet 32-vjeçari me precedent penal

Emri/ Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, i sekuestrohen disa doza kokaine të bëra gati për tu tregtuar

Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave, Shqipëri – Serbi

Emri/ Arrestohet etiopiani 31-vjeçar, kryente trafik të emigrantëve të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës

Vlorë/ Mbeti në det të hapur, pasi gomonia i pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë një personi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.