Duket se kontrabandistët e lëndës drusore në Korçë nuk janë të shqetasuar aspak për shtetin edhe kur ato kalojnë përmes qytetit .
Instancat përkatëse duket qartë që heshtin përballë kësaj situate. Automjeti pa targa lëviz pa u shqetësuar për të shkuar në destinacionin përkatës.
Tani që po afron stina e ftohtë e dimrit këto raste pritet të shpeshtohen, ndërkohë që duket se organet e shtetit përsëri nuk do ta vënë “ujin në zjarr” për këtë fenomen që po shkreton malet. (B.H/Shuplaka)