Tetë persona në Pogradec kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e kontrabandimit të naftës nga shteti maqedonas në mënyrë të paligjshme. Ata u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Dieze”, i cili u finalizua pas një hetimi disa mujor, i nisur prej Tetorit 2016.
Burime të policisë shprehen se e këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore.
“Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.
Në cilësinë e provës materiale u janë sekuestruar 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”; “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë”.”, citohet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit
- Vasil Bardhi, 50 vjeç, banues në fshatin Grabovicë–Pogradec
- Rexhep Elmasllari, 60 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht-Pogradec
- Enrik Muçollari, 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë–Pogradec
- Alban Seitllari, 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas–Pogradec
- Mihal Qazollari, 54 vjeç, banues në Pogradec
- Eneris Elmasllari, 26 vjeç, banues në fshatin Nizhavec-Pogradec
- Krenar Hoxha, 32 vjeç, banues në Pogradec
- Marsel Ymer, 30 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme-Korçë
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post