Sulmuesi brazilian Neymar mbërriti në Riad të premten për t’u bashkuar me skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al-Hilal.
Sulmuesi 31-vjeçar nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me klubin me bazë në Riad të martën pasi kaloi gjashtë vjet në Paris , në një marrëveshje që thuhet se vlen rreth 90 milionë Euro.
Liga Pro Saudite ka investuar mbi 600 milionë Euro për të joshur një mori lojtarësh dhe trajnerësh kryesorë nga klubet evropiane, përfshi Cristiano Ronaldon, Karim Benzema, Jordan Henderson apo dhe Riyad Mahrez.
Discussion about this post