Prokuroria ka nisur hetimet për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA, raporton ”Fax News”.
Kujtojmë se në një material publikuar pak kohë më parë në media, flitej për një shifër afro 1 milionë euro.
Verifikimet e Prokurorisë do të bëhen për kontratë, kompaninë dhe për burimin e financimeve. Ditën e djeshme nga selia e Kuvendit, Taulant Balla kërkoi nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë.
Vetë kreu i PD-së Lulzim Basha e quajti këtë lajm sot si një spekulim dhe tha se e gjitha kjo bëhet për të hedhur hi syve mbi opinionin publik dhe për të hequr vëmendjen nga skandalet që kanë përfshirë qeverinë.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post