Olivier Giroud është një nga lojtarët më të mirë të Milanit përgjatë këtij sezoni, teska e ardhmja e tij ende nuk është e përcaktuar, bazuar tek përfundimi i kontratës në qershor të këtij viti.
Milani nuk duket ende të bindur t’i ofrojnë një kontratë të re, ndërsa vetë sulmuesi duket i gatshëm për të vazhduar të japë maksimumin tek ekipi italian.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Giroud, Vincenzo Morabito ka deklaruar se sulmuesi ndihet shumë mirë në Milano, por vendimi i mbetet kuqezinjëve.
“Giroud ndihet shumë mirë në Milano dhe do të dëshironte të vazhdonte, por tango kërcehet dyshe. Ai ka refuzuar milionat arabe, pasi mendon më gjatë për familjen dhe ka dhënë gjithmonë maksimumin për fanellën kuqezi. Është një nga sulmuesit e paktë që dinë të mbajnë lart skuadrën, por vendimi final i takon Milanit”,- tha ai.