Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit.
Berisha deklaroi se Suel Çela është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur Sara Mila.
“Suel Çela ditë e natë po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të zgjedhur një Mile, Mile, Sara Mila, deputete. Rama i thoshte Suelit: kontributi yt në zgjedhje do të matet me sa vota do të marrë kandidatja Sara Mila,” u shpreh Berisha para gazetarëve.