Policia Rrugore e Beratit ka vijuar monitorimet në të gjitha akset e qarku, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë 2 javëve të fundit, është arrestuar 1 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit, gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje.
Po ashtu, janë ndëshkuar administrativisht 1 drejtues mjeti, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit; janë ndëshkuar 304 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; janë ndëshkuar 57 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; janë ndëshkuar 116 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara; janë ndëshkuar 193 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; janë ndëshkuar 19 drejtues mjetesh, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; janë ndëshkuar 263 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.