Kontrollet ne banesën e Ilir Beqajt dhe disa kompanive, kanë të bëjnë me një tjetër çështje që është duke u hetuar nga SPAK. Burime bëjnë me dije se nën hetim janë vënë punonjës së Agjensisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit. Mësohet se kontrollet nuk janë kryer edhe në banesat e 5 zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Referuar të dhënave nga kjo dosje hetimet po kryehen për akuzat e “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Mësohet se personat e vënën nën hetim kanë kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit, duke abuzuar kështu me fondet e Bashkimit Europian. Vlerat që kanë përfituar këta shtetas janë miliona euro. Ndërsa hetimet janë kryer me metoda speciale, ku SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të disa personave që dyshohet se janë nën hetim për këtë çështje. Siç është raportuar gjykata ka lejuar kontrollet e zyrave dhe selive të kompanive: “Curri Group”, “Delta Holding”, “Farmed Antibiotics”, “Delta Pharma”, “Delta Med”, “Gzona Restorant” dhe shoqata “Good Health”. Përmes këtij rrjeti kompanish dhe personave që përmenden në këtë dosje, dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka fshehur pasuri të tij