Forcat RENEA kanë bërë shoqërimet e para në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, i cili është vëllai i Talo Çelës, emër i njohur nga drejtësia për disa ngjarje kriminale, si dhe për grabitjen e parave në Rinas.
Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve, të dyshuar apo edhe që mund të kënë informacion mbi ngjarjen.
RENEA po ashtu ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona, por ende nuk ka persona te arrestuar.
Ndërkohë që pasditen e sotme në drejtim të Elbasanit ka udhëtuar drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu .Z.Veliu ka asistuar ne nje takim te ngushte me grupin hetimor të Elbasanit.
Burimet thone se Ardi Veliu ka qenë i ashpër duke ngritur tonin ndaj drejtuesve të policisë së Elbasanit në lidhje me ngjarjen, duke kerkuar prej ketyre te fundit zbardhjen sa me pare te saj.
Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e sotëm në zonën e Bradasheshit në Elbasan, teksa po zbriste nga për të pirë kafen, nga tre persona të maskuar si policë, të cilët kanë qëlluar pa mëshirë në drejtim të tij.
Duke u favorizuar nga fakti që zona në ato momente nuk ka pasur qarkullim të madh mjetesh dhe qytetarësh, autorët kanë pasur mundësi që të largohen të pashqetësuar nga vendi i ngjarjes dhe të djegin mjetin e tyre poshtë një ure në fshatin Murras. Mjeti i djegur është një Renault me targa AA876DC, ndërsa siç shihet dhe në videon e mëposhtme, autorët janë kujdesur që të mos mbetet më asnjë gjurmë prej tij.
Vrasja e Bujar Çelës në fakt duket të jetë një hakmarrje e mirëplanifikuar ndaj vëllait të tij, Talo Çela, i cili është një prej personave më të kërkuar nga ana e Policisë në vendin tonë, pasi është i dyshuari kryesor për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, dhe ekzekutimimn e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë.
Vetë Çela në një intervistë nga arratia i ka mohuar të gjitha akuzat, por duket se me deklaratat e tij nuk ka bindur askënd, aq më pak armiqtë e tij, të cilët në mënyrë gjakftohtë i goditën fatalisht të vëllanë.
Policia deklaron se ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Elbasanin dhe po kreh zonën, por duket se zbardhja e kësaj ngjarje do të mbetet sirtareve të Policisë dhe Prokurorisë, ashtu si shumë ekzekutime të tjera që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit, që nuk gjen prej kohësh qetësi.
Si për ironi të fatit jo më larg se dje në Elbasan ishte dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha se krimi në Elbasan po merrte një goditje shembullore nga ana e Policisë, por për të kuptuar përmasat e vërteta të asaj që deklaroi titullari i ministrisë, mjafton të shohim rezultatet e atentatit të sotëm. (M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post